fbpx

Në 24 orët e fundit, 1,464 njerëz në Izrael janë të infektuar të rinj, që është rritja më e madhe ditore në rastet e konfirmuara me Kovid-19 që nga fillimi i pandemisë, njoftojnë mediat izraelite.

Aktualisht në Izrael ekzistojnë 16.651 raste aktive, nga të cilat 129 janë në gjendje serioze dhe 39 janë në respiratorë. Numri i vdekjeve është rritur në gjithsej 350.

Në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e infektimit nga kjo pasdite deri të premten e ardhshme, disa lagje në Jerusalem dhe qytetet Ramala, Beit Shemesh dhe Kirjat Malahi do të mbyllen pjesërisht.

Hyrjet në këto qytete do të lejohen për dhënien e kujdesit mjekësor bazë, procedurave ligjore dhe për fëmijët, prindërit e të cilëve jetojnë veçmas, ndërsa aktivitetet e biznesit gjithashtu do të kufizohen.

Ministri izraelit i Shëndetësisë, Juli Edelshtajn në një takim të mbyllur tha se mund të vendoset izolimi i përgjithshëm nëse numri i rasteve të konfirmuara të infektimit arrin deri 2,000 në ditë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu dje deklaroi se qeveria shumë shpejtë ka hapur disa pjesë të ekonomisë, duke çuar në ringjalljen e virusit në të gjithë vendin.

Shpërndaj me

Loading...