fbpx

ELEM Turs ende nuk ka bërë asnjë hap në drejtim të përpilimit të studimit të fizibilitetit për Kodrën e Diellit. Ditë më parë është publikuar thirrja publike për gjetjen e një kompanie për kryerjen e studimit të fizibilitetit, megjithatë, vetëm në gjuhën maqedonase, dhe jo edhe në gjuhën angleze që të mund të konkurrojnë edhe kompani të jashtme. Drejtori i ELEM Turs, Xhemail Jusufi nuk sqaron se përse nuk është publikuar oferta edhe në gjuhën angleze, ndërkohë që premton edhe një herë se, brenda tre muajsh kjo procedurë do të përfundojë.

Interesimi është i madh, do fillojë edhe përzgjedhja e kompanive dhe presim që në afat të paraparë ligjor të kryhen edhe këto shërbime. Analiza financiare do merr rreth një muaj kohë, kurse studimi i fizibilitetit në dy drejtime sipas ligjit për partneritet privat – publik dhe propozim model për shitje do jetë diku deri në tre muaj. Gjatë verës shpresojmë këto të mbyllen dhe t`i dorëzohen Shoqatës aksionare ESM si themeluese e Elem Tursit dhe Qeverisë, që do vendos se çka më tutje me Ski qendrën – tha Xhemali Jusufi, Drejtor i ELEM Turs.

Ndaj kësaj deklarate, kanë reaguar drejtuesit e nismës Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit, të cilët akuzojnë Qeverinë dhe ELEM Tursin se, vetëm po blejnë kohë dhe nuk ndërmarrin asgjë konkrete.

ELEM Turs në ueb faqen e saj ka paraqit një kërkesë të fizibiliti studimit e që ne e kërkuam të jetë edhe në gjuhën angleze për ta çuar edhe kompanive me renome botërore, por e njëjta nuk gjendet në gjuhën angleze por vetëm në gjuhën maqedonase. Shihet qartë se bëhet vetëm politikë që të zgjidhet cila kompani e vendit do e punojë atë studim. Fizibiliti studimi për Kodrën e Diellit ende nuk ka filluar. Është blerje kohe e kryeministrit që nuk interesohet për këtë vend, kurse zotëri Angjushev flet për projekt lokal dhe jo për Qeveritar, pra projektin lokal që e përmendi për vikend shtëpizat rrugën dhe infrastrukturën e tyre – u shpreh Hamdi Sulemani Nisma Ta shpëtojmë kodrën e Diellit.

Ditë më parë janë bërë edhe testimet e teleferikut me gjashtë ulëse, por, edhe për kundër kësaj, ende askush nuk precizon nëse i njëjti do futet në përdorim këtë vit.

Bashkim Sulejmani

Shpërndaj me

Loading...