Kompania që ka kryer të paktën pesë vite shpërndarje të gazit natyror dhe ka shpërndarë të paktën 3 miliardë metër/ kub gaz në tre vitet e fundit. Numri i lidhjeve të kompanisë të jetë të paktën 100 mijë shfrytëzues dhe të tregojë dëshmi për të ardhurat vjetore prej të paktën 150 milionë euro në tre vitet e fundit. Këto janë kushtet që duhet t’i plotësojë kompania vendore, e huaj apo konsorciumi që është e interesuar të ndërtojë, menaxhojë, mirëmbajë dhe financojë sistemin e shpërndarjes së gazit natyror që pritet të përfundojë brenda katër viteve. Thirrja publike është për marrëveshje për lidhjen e partneritetit publiko- privat.

Gazifikimi do i ulë faturat për rrymë nëpër amvisëri për rreth 75%, pohojnë autoritetet kompetentët. Lidhja për një familje për banesë 85 metra katror nuk do jetë më shumë se 100 euro, por ndryshimi i instalimit të brendshëm do kushtonte rreth 1500 euro.

Nuk do të thotë që një familje që ka ngrohje qendrore do ta kushtojë 1.500 euro. Ajo do të duhet vetëm të ndryshojë shporetin dhe bojlerin që t’i bëjë me gaz – tha Bajram Rexhepi – Drejtor i BNE-së.

Kompania e cila do të bëhet partner i shtetit do të ketë detyrim për katër vite të ndërtojë 50% të rrjetit shpërndarës në zonat qendrore dhe 20% në zonat rurale. Fillimi i ndërtimit është caktuar për në fund të vitit.

Ile Petrevski

Shpërndaj me

Loading...