Futbollisti serb që luan për Los Anxhelos Gallaksi, Aleksandar Katai, mund të dënohet nga skuadra amerikane, por nuk përjashtohet edhe mundësia e largimit të tij. E gjithë kjo vjen pas një komenti rasist, të cilën e drejtoi bashkëshortja e tij ndaj demonstruesve në SHBA. Tea Katai shpalosi disa fotografi nga protestat, duke shkruar disa porosi ofenduese për afroamerikanët në SHBA.

Menjëherë erdhi reaksioni nga klubi, i cili e dënoi aktin e bashkëshortes të futbollistët serb dhe paralajmëroi se do të mbajë mbledhje për të ardhmen e Katait.

“Ishim dëshmitar për serinë e ofendimeve rasiste nga ana e Tea Katai në rrjetet sociale. Los Anxhelos Gallaksi dënon shpalljet e tilla dhe menjëherë kemi kërkuar që të fshihen. Ne jemi kundër rasizmit dhe do të zhvillojmë një takim rreth të ardhmes së Katai-t,” thuhet në kumtesën zyrtare të skuadrës amerikane.

Aleksandar Katai nga viti 2018 është pjesë e futbollit në SHBA, duke luajtur për skuadrat e Çikagos dhe Los Anxhelos Gallaksi.

Shpërndaj me

Loading...