Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka regjistruar edhe një tjetër paraqitje fenomenale në Superligën e Turqisë. Sulmuesi kosovar ishte autor i golit të parë të ndeshjes Fenerbahçe-Mallatijaspor, në minutën e 70’, duke shënuar me kokë për 1:0.

Mirëpo në fund të takimit mysafirët arritën që të përmbysin rezultatin me dy gola të shpejtë (Ndashminije dhe Donald). Mirëpo në kohën shtesë Ozan Tufan arrin që të shënojë 2 herë dhe të sjellë 3 pikë për skuadrën e Fenerbahçes.

Me këtë fitore, Fenerbahçe numëron 46 pikë në pozitën e 6-të, kurse Mallatiaspor shkon në 29 pikë për pozitën e 14.

Shpërndaj me

Loading...