Skuadra e Juventusit është kthyer me pikë të plota nga transferta te Xhenoa, duke fituar 1:3 në stadiumin ‘Luigi Ferraris’, në kuadër të ndeshjeve të xhiros së 29-të në Serie A.

Paulo Dibala zhbllokoi ndeshjen, kur në minutën e 50’ shënoi për 0-1, ndërsa Kristiano Ronaldo shtatë minuta më vonë, me një goditje të fortë, shënon një gol të bukur, për 0-2. Goli i mbrëmjes u shënua nga Daglas Kosta, që i dhuroi një “magji” kësaj ndeshje, kur shënoi në minutën e 73’. E gjitha që bënë vendasit, ishte një gol i Andrea Pinamonti në minutën e 76’.

Pas 29 ndeshjeve, Juventus numëron 72 pikë, katër më shumë se Lazio e vendit të dytë. Në xhiron e ardhshme, skuadra e Maurizio Sarrit zhvillon derbin kundër Torinos.

Shpërndaj me

Loading...