fbpx

Valon Et’hemi do të nisë etapën e re në karrierën e tij. 22-vjeçari është një lojtar i Zaglebie Lubin dhe nga sezoni i ri do të luajë në kampionatin polak të futbollit. Anësori që i dha lamtumirën Kukësit pas 3 sezonesh ka nënshkruar me skuadrën e ligës kryesore në Poloni dhe do të jetë shumë shpejt nën urdhërat e trajnerit Martin Sevela. Akordi është mbyllur dhe firmat janë hedhur mbi kontratën e cila përcakton një afat-kohor dy-vjeçar me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Sezoni i sapombyllur ishte më i miri në karrierën e tij me 6 gola të shënuar në kampionat dhe 1 në Kupën e Shqipërisë.

Në sezonin 2016-2017 të Europa Leagues Zaglebie Lubin mbërriti deri në raundin e tretë kualifikues ku u eliminua përballë danezëve të Sonderjyske.  (Supersport.al)

Shpërndaj me

Loading...