fbpx

Me sfidat e fundit të çerekfinales janë kompletuar dyshet e gjysmëfinales në Ligën Evropa. Për trofeun prestigjioz do të luftojnë Interi, Man. Junajtedi, Sevilja dhe Shahtjori.

Mjaft nxitje pritet në sfidës mes skuadrës anfaluziane dhe “Djajve të Kuq” të Ole Gunar Sollskjerit. Në sfidën e dytë, “neroazzurët” sfidojnë kampionin e Ukrainës.

Skuadra spanjolle ka më shumë eksperiencë në fundin e këtij kompeticioni dhe numëron 5 tituj në 11 edicionet e fundit. Pason ekipi i Antonio Kontes me 3, ndërsa Shahtjori dhe Man. Junajtedi kanë nga një titull në Ligën Evropa.

Sfidat e gjysmëfinales do të zhvilloen më 16 dhe 17 gusht. Të parët do të paraqiten Sevilja dhe Man. Junajtedi, ndërsa një ditë më vonë, do të përbalen Interi dhe Shahtjori.

Shpërndaj me

Loading...