Kampionati rajonal, Santa Katarina në Brazil, filloi më 8 korrik, me sfidën mes Chapekoenses dhe Avai. Vendasit fituan me rezultatin e pastër 2-0 dhe nesër, planifikohej të luhej ndeshja e kthimit në fushën e Avai.

Por “bomba” plasi 24 orë para fillimit të kësaj sfide kthimi, pasi që u konfirmua nga një deklaratë zyrtare se 14 futbollistë të Chapekoenses, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Si pasojë, kampionati rajonal Santa Katarina, është anuluar. Santa Katarina është ndërprerë për momentin dhe ditët e ardhshme, do të ketë një njoftim nëse do të rifillojë apo të ndërpritet totalisht.

Shpërndaj me

Loading...