fbpx

Emri i këngëtares Aurela Gaçe është ndër më të lakuarit në media dhe njihet gjerësisht nga publiku shqiptar.Karriera e saj në muzikë është e gjatë dhe hitet që i ka lënë muzikës nuk numërohen.

Njësoj si në daljet e para, Aurela vazhdon të ruajë të njëjtën energji dhe përcjell pozitivitet të madh në skenë e në ekran. Sot, këngëtarja është bërë nostalgjike për klipin e saj të parë, i cili është publikuar fiks 20 vite më herët.

“Cimica” titullohej kënga e saj e parë, ku Aurela është shfaqur shumë e re dhe me flokët bjond.

Ajo ka ndarë me fansat tekstin e këngës së famshme që i bëri nostalgjikë edhe fansat e saj.

Shpërndaj me

Loading...