Mbi 30,000 qytetarë që janë në marrëdhënie të rregullta të punës ende nuk kanë marrë paga për muajin prill. Zëvendësministrja shtesë e Financave, nga VMRO-DPMNE, pretendon se aq shumë njerëz nuk morën pagë për prillin, në raport me të dhënat e janarit të vitit 2020.

Numri i saktë është 30.456 qytetarë në krahasim me janarin. Ose ata janë pushuar nga puna, do të presë që të më përgjigjet qeveria në periudhën që vijon, dhe të thotë pse kaq shumë njerëz nuk kanë marrë paga”-pohoi Gordana Dimitrievska-Koçoska -Zëvendës Ministre shtesë e Financave.

Në mungesë të një qëndrimi nga Inspektorati i Punës, në konferencën e sotme për shtyp të Këshillit të Inspektimit, kryetarja Magdalena Filipovska-Grashkoska tha se deri më tani nuk i ka ato informacione. Drejtori i Inspektoratit të Punës, nga ana tjetër, nuk iu përgjigj thirrjeve të Alsat.

Unë nuk kam informacion të tillë deri më tani. Do t’ju kërkoj ta kontrollojmë, dhe pastaj do të ju njoftojmë”-tha Magdalena Filipovska-Grashkoska -Kryetare e Këshillit të Inspektimit.

Nga Organizata e Punëdhënësve thonë se janë të sigurt se këto janë kompani që janë në “gjendje kome”. Ato kompani nuk kanë asnjë të ardhur në llogaritë e tyre, dhe në ekzekutimi ndaj tyre është ndalur, tha për Alsat kryetari i Organizatës, Angel Dimitrov. Ai është i sigurt se një pjesë e mirë e këtyre kompanive do të falimentojnë ose do të shkojnë në likuidim.

Ile Petreski

Shpërndaj me

Loading...