47 kosovarë janë kthyer nga Sllovenia në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Slloveni në njoftimin e së cilës thuhet se në koordinim me institucionet e Kosovës dhe institucionet e Sllovenisë është mundësuar kthimi në Kosovë edhe i 47 bashkatdhetarëve që ndodheshin në Slloveni.

“Transporti është organizuar nga Ambasada e Kosovës në Lubjanë dhe qytetarët e Kosovës tashmë kanë arritur në Kosovë ku janë pritur nga autoritetet kompetente të Kosovës. Një falënderim i posaçëm për autoritetet shtetërore të Sllovenisë, Kroacisë dhe të Malit të Zi, si dhe për Ambasadën e Kosovës në Kroaci për përkrahjen e madhe të ofruar”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Slloveni.

Qytetarët e kthyer kishin raste urgjente shëndetësore ose të natyrave tjera.

Shpërndaj me

Loading...