fbpx

79 raste me verdhëz janë regjistruar në disa komuna të Shkupit. Rastet e fundit janë regjistruar në Shutkë. Bëhet fjalë për 8 të prekur nga kjo sëmundje të cilën nuk janë në lidhje familjare. Komuna e Gjorçe Petrovit dhe e Sarajit rezultojnë me më shumë të sëmurë, ndërsa moshat më të prekura janë nxënësit e shkollave fillore. Epidemiologët presin që me fillimin e gjysmë vjetorit të dytë shkollor verdhëza të merr hov më të madh, ndërsa bëjnë apel deri te autoritetet shkollore që të kenë kujdes me higjienën.

 Është një sëmundje akute e cila vjen nga duart e pa lara, për ndryshe quhet si sëmundje e duarve të palara pasi mbas kryerjes së tualetit nuk lahen duart, sidomos te fëmijët shkollor dhe parashkollor paraqitet më shumë pasi nuk bëjnë shumë kujdes në higjienën e tyre personale. Nga vizitat tona që kemi bërë nëpër shkolla ka ndodh që të mos ketë mjete dezinfektuese për duart. Nuk është vetëm faji i fëmijëve por duhet një kujdes i veçantë nga edukatorët dhe nga shkollat të shohin se sa fëmijët i lajnë duart, që është e vetmja masë preventive kundër Hepatitit A”-tha Lulzime Bajrami, epidemiologe në  Qendrën për Shëndet Publik.

Përveç mirëmbajtjes së higjienës personale epidemiologët thonë se masë tjetër preventive është vaksinimi. Nëse dikush ndjen temperaturë, plogështi, dhembje në muskuj dhe të vjella, mjekët rekomandojnë të paraqiten për ndihmë mjekësore.

Vjollca Aliti                                                        

Shpërndaj me

Loading...