fbpx

Rikthehet Tina Turner. Në moshën 80-vjeçare, legjenda e muzikës, duket se do të dalë nga “pensioni” për të realizuar një këngë të re. Në fakt, do të jetë një përpunim i këngës së saj të famshme të vitit 1984. Ishte 28-vjeçari që e bëri publik lajmin duke postuar një foto me Turner, e cila dukej në formë të shkëlqyer. Kënga do të publikohet të premten.

“Nuk mund ta besoj që do të bashkëpunoj me Tina Turner, një artiste kaq legjendare”, shkroi Kygo në Twitter. Albumi i fundit i Tina Turner u publikua në vitin 1999, ndërsa koncertin e fundit e ka zhvilluar në vitin 2009. Ajo jeton momentalisht në Zvicër, me bashkëshortin Erwin Bach.

Shpërndaj me

Loading...