fbpx

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Albërije Hadërgjonaj, feston sot ditëlindjen.

Ndër personat e parë që e ka uruar këngëtaren ka qenë vajza e saj Anxhelina, e cila në një postim në InstaStory na ka shkrirë zemrat të gjithëve me fjalët drejtuar të ëmës.

“Gëzuar ditëlindjen mamasë time të mrekullueshme! Vetëmohueses, më të dashurës dhe më të bukurës si brenda dhe jashtë! Të dua me gjithë zemër dhe shpirt!”- shkruante Anxhelina për të ëmën.

Jeni kuriozë të dini sa vjeç mbush sot Albërija?

Megjithëse s’duket fare për moshën që ka, po ju tregojmë se këngëtarja është sot 45 vjeç dhe e dimë që është shumë e vështirë për t’u besuar, për shkak të freskisë së saj në pamje.

Albërija ka lindur më 15 shtator të vitit 1975. Së fundmi, këngëtarja bëri bujë të madhe në media pasi ndërpreu kontratën me “Arkiva Shqip”, veprim që pasoi me deklarata thumbuese nga të dyja palët. (Lexo këtu)

Albërija sqaroi se në momentin që nuk ka dashur të bashkëpunojë më me këtë kompani, kjo e fundit ka dashur t’i fshijë të gjithë historikun e karrierës.

 

View this post on Instagram

 

Duke festuar shkeputjen e cdo bashkepunimi me ARKIVASHQIP Shume artista shqipetare kan bere te njejtin veprim duke demtuar veten dhe duke pasuruar agent te ndryshem… Te gjitha kenget e mia i gjeni te kanali Alberije Hadergjonaj. @arkivashqip perveq se marrin me shume se ti per djersen tende ata ne moment qe nuk don te bashkepunosh me ta te fshin te gjithe historikun e karrjeres tende. Une si shtetase Amerike kam marr nji avokat per kte qeshtje… Si artiste me shume vite histori ju them te beni kujdes sepse ju kushton shuuume,dhe nuk merrni asgje ne kembim.. Tani kenget jan pa klikime por se kam problem fare sepse klikimet nuk te bejn artist!!! Se shpejti kenge te reja 🥂

A post shared by Alberije Hadergjonaj🎤 (@alberije_hadergjonaj) on

Shpërndaj me

Loading...