Kiera Chaplin, mbesa e legjendarit Charlie Chaplin, është pjesë e një dinastie gjigande artistësh: ikona e kinemasë pa zë pati 11 fëmijë, mes të cilëve dhe babain e saj, Eugene, të lindura nga martesa e Charlie me Oona O’Neill, vajza e dramaturgut Eugene O’Neill. Ajo vetë nuk e ka njohur kurrë gjyshin i cili vdiq në 1977, por që e vogël e dinte mirë sesa i veçantë kishte qenë ai.

“Të gjithë e donin, në shtëpi dëgjoja gjatë gjithë kohës histori mbi të, dhe arrita të bëhem fansja e tij numër një. Ishte një qytetar i botës, që mbështeste më të dobtit dhe përpiqej t`i bashkonte njerëzit”, shprehet ajo.

Kiera vetë arriti të gjente rrugën e saj si modele, e më pas koleksionoi edhe role si aktore dhe ka eksperimentuar edhe me këngën. Një femër e bukur, dhe e kompletuar! Gjyshi do të ishte krenar!

Shpërndaj me

Loading...