fbpx

Stelios Kerasidis performoi për herë të parë para publikut kur ishte vetëm tre vjeç dhe është ngjitur në skenat e Carnegie Hall në New York dhe Royal Albert Hall në Londër.

“Përshëndetje, unë jam Stelios dhe jam në shtëpi, porsi ju. Le të tregohemi të duruar dhe së shpejti do të notojmë në det. Po ju dedikoj diçka që e kam kompzuar vetë,” thotë ai në një video të publikuar në YouTube para se të nisë të performojë melodinë hipnotike.

Përmes “Isolation Waltz,” piansti do t’i nxisë njerëzit të durojnë edhe pak më shumë, të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i rezistojnë izolimit si pasojë e pandemisë. Deri më tani, videoja është parë më shumë se 92 mijë herë.

Stelios ka kompozuar edhe dy koncerte të tjera në piano, “Veronika” dhe “Anastasia,” që u ka vënë emrat e motrave.

“Muzika është bota ime,” tha ai për Reuters vjet, me gishtat mbi taste dhe këmbët që s’i ceknin tokën.

Si djali i një mësuesi pianoje, pianisti i tij i preferuar është i ndjeri Glenn Gould që njihet për interpretimet e JS Bach.

Burimi: Reuters

Shpërndaj me

Loading...