Princi Harry dhe Princi William lëshuan një deklaratë të rrallë të përbashkët pasi në media po përflitej një histori e rreme për përçarjen mes tyre.

“London Times” shkroi një histori me titullin, “Princët – dështuan sepse William nuk ishte miqësor ndaj Meghan”.

Por kjo është mohuar menjëherë nga dy vëllezërit në një deklaratë të përbashkët ku shkruhej:

“Pavarësisht mohimeve të qarta, një histori e rreme u krijua nga një gazetë në Mbretërinë e Bashkuar sot, duke spekuluar për marrëdhëniet midis Dukës së Sussex dhe Dukës së Kembrixhit. Për vëllezërit që kujdesen kaq thellë për çështjet që lidhen me shëndetin mendor, përdorimi i një gjuhe të tillë është fyese dhe potencialisht e dëmshme”.

Një nga miqtë e Princit Harry konfirmoi se vëllezërit patën një mosmarrëveshje gjatë muajve të fundit.

E gjithë kjo ndodhi pasi Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle njoftuan se po largohen nga familja mbretërore.

Shpërndaj me

Loading...