Pas pyetjet së përditshme, “kur do të mbarojë e gjithë kjo?”, pyetja e dytë më e rëndësishme është: A do të mund të udhëtojmë gjatë qershorit dhe korrikut?

A mund të nisim me planet në mendjen tonë për pushimet verore?

Duke marrë parasysh situatën e pandemisë globale, nuk ka asnjë përgjigje të saktë për t’i dhënë pyetjeve të tilla.

Thuajse e gjithë bota ka mbyllur kufijtë dhe qeveritë u kërkojnë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, për të shmangur një përhapje edhe më të gjerë të virusit.

Lojërat Olimpike u shtynë për në 2021-in, kurse i ashtuquajturi vendi më i lumtur në Tokë, Disneyland thuhet se do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në fund të marsit. Çfarë do të ndodhë në prill e më tej, përfaqësuesit e Disney-it janë shprehur se do të veprojnë duke u bazuar në urdhrat dhe masat e mjekëve apo qeverisë.

Askush deri tani nuk ka një periudhë kohe të qartë se kur njerëzit mund të fillojnë sërish të udhëtojnë. Situata evoluon dhe informacioni është gjithnjë e në përditësim.

Epidemiologët janë shprehur për CNN se gjërat do të jenë relativisht të vështira për 12 muajt në vazhdim, prandaj ka gjasa që edhe pushimet të anullohen për këtë vit. Ndërveprimi social do të ndryshojë edhe pasi e gjithë kjo të përfundojë, ndërsa menaxhimi i riskut do të jetë problemi i përditshëm për një kohë të gjatë.

Sipas ekspertëve gjithçka varet nga mënyra se si njerëzit do të reagojnë ndaj masave. Sa më pak të shkojnë nëpër plazhe dhe sa më shumë të ndjekin këshillat bazë (larja e duarëve, distanca mes njëri tjetrit, kujdesi ndaj kollitjes, etj) aq më shpejt gjërat mund të përshtatemi me modelin e ri të jetës

Nga ana tjetër, ekspertët e turizmit sugjerojnë që njerëzit ta përdorin këtë kohë për të planifikuar pushimet e ardhshme.

Për aq kohë sa askush s’e di ç’do të ndodhë 1,2 apo 3 muaj më vonë, e mira është të mos bëni plane pushimesh. Qëndroni në shtëpi dhe shijoni muzetë, operat dhe koncertet online.

Burimi: CNN

Shpërndaj me

Loading...