fbpx

Agim Ademi, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, në një lidhje live për emisionin “Fan Zone” në “Supersport”, foli për aktualitetin e futbollit kosovar, për vështirësitë ekonomike gjatë pauzës prej emergjencës së pandemisë “Covid 19” .

“Punojmë më shumë online nga shtëpia. Tani jemi 24 orë non-stop duke punuar, por këtë herë nga interneti. Situata financiare? E rëndësishme është jeta. Qeveria ka dhënë 5 milionë euro për Ministrinë e Sportit, Rinisë dhe Kulturës. Jemi duke pritur se sa do të jepet vetëm për sportin. Te klubet e Kosovës kemi kompani që mbahen nga bizneset, të cilat tashmë janë mbyllur. Jemi afër klubeve në këtë moment. I kemi dhënë një ndihmë që në fillim.Të gjitha klubeve iu kemi thënë se jemi në krahun e tyre për gjithçka. Do i lirojmë të gjitha klubet nga obligimet, nuk do paguajnë as për arbitra as për gjë deri në fund të sezonit. Vetëm për dënimet nëse do ketë nuk do falim asgjë. Do mundohemi të japim ndonjë shumë, për të ndihmuar të gjithë sadopak. Do mundohemi të ndihmojmë me të gjitha mundësitë që kemi. Ne jemi solidarë dhe për këtë punë deri tani nuk kemi pasur shumë problem,” ka thënë mes tjerash Ademi.

Shpërndaj me

Loading...