Dy modelet e njohura, Adrola Dushi dhe Kristina Bakiu, ruajnë një shoqëri të ngushtë me njëra-tjetrën prej vitesh. Vajzat janë bërë mikesha zemre dhe ndajnë gjithçka së bashku, madje ngjasojnë aq shumë sa dhe duken edhe si motra!

Për 8 vite të shtrenjta shoqëri së bashku, bukuroshet gjetën tatuazhin perfekt “matchy-matchy”, të cilin e realizuan sot!

Dy modelet kanë shkruar në krahun e tyre vitin e njohjes, 2012, atëherë kur nisi edhe shoqëria e fortë mes tyre. Kështu, Adrola dhe Kristina e kanë gdhendur përjetë në lëkurë njëra-tjetrën, duke bërë edhe njëfarë “premtimi” se do të jenë shoqe gjithmonë.

Ide e bukur për një tatuazh minimalist por domethënës, apo jo?

 

View this post on Instagram

 

It all started here… @goldenhandsartstudio 🙏

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi) on

Shpërndaj me

Loading...