fbpx

Klubet në La Ligën e Spanjës, do të lejohen të bëjnë transferime prej 4 gushti e deri më 5 tetor, ndërsa merkatoja dimërore do të jetë nga 4 janari deri më 1 shkurti 2021. Mbyllja e afatit kalimtar të verës është e njëjtë me Bundesligën, Premierligën dhe Serie A. Më 6 tetor mbyllet periudha e regjistrimit të lojtarëve për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Sidoqoftë, fakti që afati kalimtar veror hapet në 4 gusht, nuk nënkupton që skuadrat që luajnë në Evropë mund të paraqiten me lojtarë të rinj deri sa fillon edicioni 2020/21.

Shpërndaj me

Loading...