Agon Amiga, ish-pjesëtari i “Tingulli 3nt” dhe label-it Babastars, tha se ka vendosur të qëndrojë “larg gocave” në bashkëpunimet e radhës!

Reperi, (emri i të cilit u përfol shumë në 2015-ën për shkak të mesazheve intime me Afërdita Dreshajn, si pasojë e të cilave martesa 2-vjeçare mori fund për një periudhë kohë), është i bindur që vajzat i shkaktojnë probleme.

‘Kurrë mos me m’thirr në telefon’: Kënga e re e Agon Amiga- s, kunjë për Afërdita Dreshajn?

I pyetur se me kë këngëtare do të bënte hitin (bashkëpunimin) e 2020-ës, Amiga u përgjigj:

“Sivjet kam vendosur larg gocave! Jo se ka diçka, por është më e vështirë të bashkëpunosh me to. Ka vështirësi me to, nuk janë korrekte me oraret. Unë jam shumë i saktë, e çmoj shumë kohën, kam qef ta respektoj.

S’dua të përmend emra, por vitin e kaluar kam qenë duke bërë një bashkëpunim me një këngëtare edhe gjithçka dukej ok, derisa erdhi koha për të inçizuar. Prit një javë, prit dy…dhe në fund i thashë kur mundet të xhirojmë. Ajo nisi të thoshte nuk mundem sot, as nesër, etj, etje…”

Cila ishte arsyeja do thoni ju? As Agon Amiga nuk e mori vesh kurrë, prandaj bashkëpunime me vajza, kurrë më!

“Nuk e di. Më thoshte që nuk ndihej mirë, që kishte bërë një operacion, etj etj. Pastaj e fshiva fare prej liste dhe nuk e bëra. I vura vizën përgjithmonë bashkëpunimit me vajza.”- u shpreh reperi dhe dukej goxha i vendosur!

Shpërndaj me

Loading...