fbpx

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë mbrëmë në Shkup se si parti kanë mundësinë dhe guximin që të përballen me tema të mëdha. Ai ka shtuar se këtë e dëshmojnë sukseset e arritura për 18 vite në politikë, por edhe përmbyllja e çështjeve më të fundit të cilat hapën rrugën e integrimit të vendit në BE.

“Ne përmbyllëm çështje madhore që vendin e bëjnë më stabil, më të qëndrueshëm. Përmbyllëm një aspiratë të kahershme të shqiptarëve, anëtarësimin e vendit në NATO, hapëm negociatat për anëtarësim në BE, u bë marrëveshja për fqinjësi me Bullgarinë”, deklaroi.

Shpërndaj me

Loading...