fbpx

AIK Stokholmi nuk do të ekzekutojë pagesën e shumës prej 400 mijë eurosh te Partizani për të blerë përfundimisht kartonin e Jasir Asanit. Burime për “SuperSport.al” kanë bërë të ditur vendimin e klubit suedez që i është komunikuar edhe futbollistit.

Jasir Asani u huazua nga Partizani te klubi suedez janarin e kaluar për 6 muaj, me të drejtë blerjeje në përfundim të kësaj periudhe, por AIK ka vendosur të mos e kryejë këtë pagesë, me sulmuesin që i jep fund në këtë mënyrë aventurës me fanellën e klubi nga Stockholmi ku koleksionoi vetëm 4 prezenca dhe 1 gol.

Teknikisht futbollisti mbetet një lojtar i Partizanit pasi ka një kontratë deri në janarin e ardhshëm me “të kuqtë”. Ndërkohë burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se Asani ka plane të tjera, pasi fillimisht do të shkojë në Maqedoninë e Veriut për disa ditë pushime.

Shpërndaj me

Loading...