fbpx

Bordi drejtues i grupit “Air France” njoftoi sot se planifikon të shkurtojë 7 580 vende pune në kompaninë ajrore “Air France” dhe në filialin rajonal “Hop!” deri në fund të vitit 2022, për të përballuar krizën e COVID-19, që e ka goditur rëndë grupin.

“Grupi planifikon të shkurtojë 6 560 vende pune nga 41 000 kontrata me kohë të plotë në kompaninë franceze dhe 1 020 vende pune nga 2 420 të tilla në “Hop!”, tha bordi në një njoftim për shtyp, pas takimeve me përfaqësuesit e personelit të të dy kompanive.

I prekur fort nga kriza e COVID-19, si i gjithë sektori i aviacionit, grupi “Air France” ka nisur një plan ristrukturimi, që planifikon zvogëlimin e rrjetit të tij francez (deficitar) me 40%, deri në fund të vitit 2021.

Shpërndaj me

Loading...