Prodhuesi evropian i aeroplanëve “Airbus” planifikon të mbyllë 15.000 vende të punës për shkak të gjendjes së rëndë financiare të shkaktuar nga pandemia e virusit korona.

Shumica e vendeve të punës duhet të mbyllen në Francë dhe Gjermani, nga 5.000 në secilën prej tyre, 1.700 në Britaninë e Madhe, rreth 900 në Spanjë, ndërsa pjesa tjetër në vende të tjera.

Personeli i menaxhimit në “Airbas” tashmë filloi bisedime me sindikatat dhe pret që deri në vjeshtë të arrijë marrëveshje, ndërsa plani për uljen e 15.000 vendeve të punës duhet të zbatohet deri në verën e ardhshme.

“Dëshironim të shmangin një situatë të tillë, por ‘Airbus’ po përballet me krizën më të madhe kur bëhet fjalë për industrinë e aviacionit”, deklaroi dje drejtori ekzekutiv i “Airbus”, Guillaume Faury.

Ministria franceze e Ekonomisë e kundërshtoi planin për uljen e 15.000 vendeve të punës, duke vlerësuar se është e tepërt.

Kompania e përfundoi tremujorin e parë me humbje prej 481 milionë euro, ndërsa prodhimtaria në “Airbus” sipas gjitha gjasave do të ulet për 40 për qind gjatë dy viteve të ardhshme për shkak të pandemisë së virusit korona. Gjithashtu, “Airbus” pret që komunikacioni ajror të kthehet në parametrat e vjetër madje në vitin 2023. Në “Erbas” janë të punësuar 135.000 persona, ndërsa 90.000 e tyre punojnë në prodhimin e pjesëve të aeroplanëve.

Shpërndaj me

Loading...