fbpx

Kryeministri Oliver Spasovski njoftoi se sot në ora 17 do të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë në të cilën mes tjerash do të shqyrtohet edhe propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive i cili ka propozuar që gjatë këtij uikendi që përkon me festën e Fitër Bajramit dhe Ditës së Shën Cirilit dhe Metodisë, ora policore të filloj të shtunën në ora 19:00 dhe të zgjas deri të martën në ora 05:00.

“Askush nuk është më i fortë se shteti. Asnjë politikan, asnjë individ, e as ndonjë lider fetar. Vendimi do të miratohet në seancën qeveritare që do të mbahen në ora 17:00 dhe do të ketë për bazë mendimin dhe vlerësimin e ekspertëve pa dallim dëshirave politike dhe këshillave”, deklaroi Spsovski.

Shpërndaj me

Loading...