fbpx

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e vjetër Tetovë-Shkup, ku së paku ka një të lënduar, sipas informacioneve të para.

Dëshmitarë okular, thonë për Alsat-in se makina ka dalë nga rruga, siç shihet edhe në foto, në përpjekje për të ikur nga dy makina të tjera të cilat me një shpejtësi marramendëse po e ndiqnin nga pas.

Pas ndjekjes, në një farë momenti makina ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur në anën tjetër.

Televizioni Alsat ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe  nga aty kanë konfirmuar rastin dhe bëjnë me dije se një person ka ngelur i aksidentuar me dëmtime të lehta trupore dhe po trajtohet në spitalin “8 Shtatori” në Shkup.

Shpërndaj me

Loading...