Një nismë shumë pozitive kanë pasur klubet e futbollit në luftën ndaj pandemisë “Covid 19” dhe  të cilat falë popullaritetit të tyre, kanë mbledhur donacione, ndërsa është rasti i Çellsit që ka vendosur hotelin pranë stadiumit në dispozicion të mjekëve.

Një gjest i ngjshëm vjen edhe nga Gjermania, teksa klubi i Dortmund ka vënë në dispozicion stadiumin “Singal-Iduna Park”.

Në stadiumin e “verdhezinjve” do të hapet një qendër mjekësore, ku do të mund të marrin ndihmë të gjithë të infektuarit, duke ditur se edhe Gjermania pavarësisht se deri më tani ia ka dalë të mbajë një kuotë të qëndrueshme të të infektuarëve, kërkojnë të mbeten në gatishmëri, nëse shifrat rriten në ditët në vazhdim.

Shpërndaj me

Loading...