fbpx

Emiili Ruso, tashmë ish-zëvendëspresident i Barcelonës, ka dhënë një deklaratë tronditëse për “Rac 1” vetëm pak orë pas paraqitjes së dorëheqjes nga ai dhe 5 anëtarë të tjerë, transmeton Supersport.

“Mendoj se dikush ka futur dorën për të grabitur. Të paguash 1 milion euro për një punë që në treg kushton vetëm 100 mijë euro…! Është e qartë dhe e pamohueshme. Cili e ka bërë? Sigurisht dikush nga bordi drejtues. Nuk e di kush ka qenë, por sigurisht mund të kemi dyshimet tona…,” ka thënë Ruso.

Akuzat janë shumë të forta dhe serioze, tani duhet pritur reagimi i enturazhit të Bartomeut. Sigurisht që ditët në vijim do të ketë seri të reja të kësaj përplasjeje. Por nuk është vetëm kjo. Ruso ka siguruar se janë edhe tre anëtarë të tjerë të bordit drejtues gati për të dhënë dorëheqjen, një lëvizje kjo shah mat për Bartomeun.

Shpërndaj me

Loading...