fbpx

Pronari i Paris Sent-Zhermenit, Naser Al-Khelaifi, ishte “në qiellin e shtatë” pas kualifikimit dramatik të skuadrës pariziene në gjysmëfinale të Ligës së Kampioëve, falë golave të Markinjos dhe Çupo-Motingut.

“Nuk ishte e lehtë për faktin që kampionatin e mbyllëm herët, por ne dhamë gjithçka që na nevojitej në fushën e lojës. Jam vërtet shumë krenar. Kjo është hera e parë që kemi arritur në gjysmëfinale që nga blerja e klubit në vitin 2011. Tani duhet të mendojmë vetëm për gjysmëfinalen. Jam krenar për lojtarët, stafin, për të gjithë. Është shumë e rëndësishme të ndryshojmë mentalitetin e lojtarëve, por edhe perceptimin e medieve në lidhje me aftësinë e PSZH-së për të shkuar larg,” tha Al – Khelaifi për “RMC”.

Ai u përqendrua më pas te dy “xhevahirët” e skuadrës, të cilë bënë diferencën në fushë, duke u dërguar një sinjal të qartë të gjitha skuadrave, veçanërisht Real Madridit dhe Barcelonës.

“Nejmar dhe Kilian janë mes lojtarëve më të mirë në botë, por ishte ekipi që luajti një lojë të shkëlqyeshme, edhe pse Nejmar ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm. Diçka ka ndryshuar në ekip gjatë muajve të fundit. Kilian dhe Nejmar do të qëndrojnë këtu për pjesën tjetër të jetës së tyre futbollistike”, tha në fund bossi I kampionit francez.

Shpërndaj me

Loading...