fbpx

Alban Taipi do të jetë jashtë terrenit plot 6 deri më 8 muaj, për shkak të lëndimit të gjurit. Është një goditje e madhe për Renovën, e cila shpresonte se talenti 17 vjeçar të jetë pjesë e ekipit në sezonin e ri.

Lëndimi ka ndodhur një ditë para sfidës me Struga Trim Lum, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore, sot është mësuar lajm i hidhur për skuadrën tetovare. Është e qartë se Taipi duhet ti nënshtrohet operimit.

Tani Renova do të duhet të gjejnë një futbollist të ri, pasi që sezoni për Taipin ka përfunduar.

Shpërndaj me

Loading...