fbpx

Sipas “The Sun”, ish-trajneri i Juventus-it, Masimiliano Alegri, i liruar më 1 korrik nga kontrata që e mbante të lidhur me bardhezinjtë, i ka thënë  “jo” propozimit të gjermanëve të Borusia Dortmundit.

Alegri po pret një skuadër tjetër, ndoshta nga Premier Liga. Ëndrra e tij, gjithmonë sipas të përditshmes angleze, është ajo që të drejtojë Mançester Junajtedin, por trajneri aktual i “Djajve të Kuq”, Solskjaer, nuk është në diskutim. Një mundësi tjetër mund të jetë Arsenal-i, edhe pse duket e vështirë që Arteta të largohet pas vetëm disa muajsh në drejtim të “Topçinjve”.

Alternativa tjetër është Njukasëll, klubi që pritet të blihet nga sheikët. Objektivi i Allegri-t është vetëm një, të gjejë një skuadër në Angli.

Shpërndaj me

Loading...