fbpx

Masimiliano Alegri ka folur për të ardhmen e tij. Trajneri i mirënjohur italian ka që prej qershorit të kaluar që është i papunë pasi u largua nga stoli i Juventusit.  Ai është përfolur për një rikthim gjatë këtij sezoni, teksa shumë klube angleze kanë kërkuar shërbimet e tij, megjithatë ai ka vendosur për të ardhmen e tij dhe duket tepër bindës.

“Do të rikthehem qershorin e ardhshëm. Nuk do t’i bashkohem asnjë klubi gjatë këtij sezoni. Megjithatë më duhet të pranoj se po, jam duke mësuar anglisht këtu në Milano…” ka thënë për ESPN, Masimiliano Allegri.

Shpërndaj me

Loading...