fbpx

KIlean Aleksis Sançez është përfundimisht futbollist i Interit , pasi që ka firmosur kontratën 3 vjeçare, duke zbarkuar në “Xhezepe Meazza” si futbollist i lirë nga Man. Junajted.

Sançezi ka shijuar një sezon mbresëlënës, përkundër fakti kishte probleme me lëndime, si i huazuar në skuadrën e Antonio Kontes. Ai i ka shënuar 4 gola në 29 paraqitjet e tij këtë sezon. Dhe sot, Interi njoftoi se Sançez ka firmosur kontratë me “zikaltrit”, e cila do ta mbajë atë në Milano, deri më 2023.

Sulmuesi kilean pritet të ketë pagë vjetore në vlerë prej 7 mln euro.

Shpërndaj me

Loading...