Skuadra e Lidsit është afër që të kualifikohet në Premier Ligën e Anglisë. Djelmoshat e Marselo Biellsës janë duke zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, ndërsa njëri ndër më të mirët në ekipin anglez është reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski. Mirëpo anësori i Lidsit beson se ende asgjë nuk ka përfunduar dhe se Lidsi meriton të jetë kampion në Championship.

“Asgjë nuk është përfunduar. Mendojmë për ndeshjen e ardhshme dhe për gjasën që të fitojmë sa më shumë pikë deri në fund të sezonit. Në futboll gjithçka mund të ndodh dhe kundërshtarët tanë japin maksimuminin ndaj nesh. Kjo skuadër meriton të fitojë Championshipin, pasi që luftojmë maksimalisht në terrenin e gjelbër. Shkojmë nga ndeshje në ndeshje,” ka thënë mes tjerash Alioski.

Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe 4 javë, në të cilat Lids do të kërkojë vetëm 6 pikë që të sigurojë kualfikimin në Premier Ligën e Anglisë.

Shpërndaj me

Loading...