fbpx

Kompania farmaceutike “Alkaloid” ka ndihmuar konviktet e nxënësve dhe të studentëve me pajisjeve dezinfektuese tani në prag të fillimit të vitit shkollor. Donacioni përbëhet nga 16,000 litra antiseptikë “MEDICAL” dhe solucion alkoolik “ECOSAL Forte” si dhe 17,100 litra tretësirë ​​të gatshme për pastrim dhe dezinfektim “DEZINTAL” në vlerë totale prej afro 5 milion denarë. Ministra e Arsimit, Milla Carovska ka thënë se ky donacion jo vetëm që do të mbrojë shëndetin e nxënësve, studentëve dhe stafit, por gjithashtu do të lehtësojë zbatimin e protokolleve.

Ky vit shkollor i pazakontë ndryshon nga të gjitha fillimet e mëparshme, por arsimi është një faktor kryesor në zhvillimin e një shoqërie të shëndetshme dhe është e pashmangshme që ne do të duhet të përshtatemi me normën e re, duke marrë parasysh gjënë më të rëndësishme: shëndetin e studentit”, tha Zhivko Mukaetov, drejtor i Përgjithshëm dhe Kryetari i Bordit të Alkaloidit.

 

Shpërndaj me

Loading...