fbpx

Partitë nuk e kanë shpenzuar akoma kredinë evropiane, por është e paqartë se sa do ta pranojnë qytetarët një ofertë të tillë, për zgjedhjet parlamentare, pas zhvillimeve të fundit për marrjen datës për bisedime me BE-në, thotë komunikologia Zhaanet Trajkovska. Historia e NATO-s do të marrë fund dhe për këtë arsye partitë do t’i kthehen ekonomisë, gjyqësorit, mjedisit, korrupsionit. Por tani për tani ata nuk ofrojnë asgjë thelbësore, ata shesin vetëm gënjeshtra dhe manipulime, thotë Trajkovska.

Ata duhet të jenë shumë krijues dhe, le të themi, novatorë për të bindur votuesit të dalin dhe të votojnë. Për shumicën e votuesve, PSP ishte një pikë e ndritshme në fund të tunelit, dhe ajo pikë e ndritshme tani është fikur dhe tani ne nuk shohim asnjë elitë politike, që është dritë e radhës, që mund të na sigurojë një rrugë jo vetëm për në BE, por edhe për te rruga e një shoqërie demokratike, plurale dhe humane. Apatia që tani mbizotëron në Maqedoni, mendoj, se do të pasqyrohet në muajt e ardhshëm. Pra, ne do të futemi në një proces gjysmë të vërtetash, manipulime, akuzash të ndërsjella, nuk po flas për lajme të rreme dhe dezinformata, por për propagandë të lirë, që po fillon të ndodhë 6 muaj para zgjedhjeve dhe do të jetë vështirë të mbijetosh deri në prill – tha Zhaneta Trajkovska, MIM.

Instituti për Politikë Evropiane nuk e përjashton mundësinë që në qendër të fushatave partiake, ndër të tjera, të jenë çështjet evropiane, por të politizuara.

Kjo është arsyeja pse kemi insistuar deri më tani të hedhim një strategji themelore, çështje që do të jenë linja të kuqe dhe të paprekshme, dhe për të cilat do të ketë dakordim midis subjekteve kryesore politike. Kjo nuk po ndodh dhe është e mundur që ne tani, në zgjedhjet në plan të parë, ti kemi çështjet kryesore të integrimit evropian, në një mënyrë të politizohen para dhe gjatë zgjedhjeve – deklaroi Malinka Ristovska, Instituti për Politika Evropiane.

Partitë konfirmojnë se po përgatisin programet zgjedhore. Nga VMRO-DPMNE thonë se prioritetet evropiane, janë në krye të agjendës së programit zgjedhor, hartimi i të cilit është në fund dhe që përmban një bazë realiste për përmbushjen e reformave. Edhe nga BDI gjithashtu theksojnë se e para nga pesë shtyllat kryesore të programit është integrimi i shtetit në BE, por edhe vetingu, drejtësia jo selektive, cilësia e jetës, punë për të gjithë. Nga ngjarjet e deritanishme zgjedhore të LSDM-së, është e qartë se temat evropiane, si dhe ato vendore do të jenë në qendër të programit partiak.

Vesna Vellkova

Shpërndaj me

Loading...