fbpx

Ardhja e Andrea Pirlos në krye të stolit te skuadra e Juventus, duket se do të përcillet me shumë ndryshime në fondin e lojtarëve. Trajneri Pirlo ka bërë të ditur tashmë emrat që i dëshiron në skuadër, por edhe ata që do t’i largojë nga aty. Sipas raportimeve të ‘Goal’, Gonzalo Higuain dhe Sami Khedira nuk janë në planet e Pirlos.

Skuadra kampione e Serie A ka njoftuar që të dy lojtarët mund të largohen këtë verë. Higuain lidhet me një rikthim të mundshëm në Argjentinë, kurse për Khediran nuk ka asnjë lajm të transferimit.

Shpërndaj me

Loading...