fbpx

Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO i garanton vendit sigurinë nga kërcënimet eventuale nga Rusia, qasjen në informata, sigurinë e hapësirës ajrore si dhe ruajtjen e integritetit territorial dhe kufijve. Kështu tregojnë të dhënat nga dy hulumtimet e realizuara nga Instituti për politikë Evropiane, për rëndësinë e anëtarësimit të vendit në Aleancë. Hulumtuesi, Timurlenk Çekoviq tha se vendi nuk është imun ndaj rreziqeve globale.

Kemi dy rreziqe që i definuam në mënyrë eksplicite. Njëra është çështja kosovare e sigurisë, e cila nëse në këtë fazë pas-konflikti nuk zgjidhet mund të shkaktojë jostabilitet dhe derdhjen e asaj krizë në RM; Kriza me emigrantët, e dimë të gjithë se si migrantët e gjetën atë rutë përmes Maqedonisë. NATO ka sisteme të veçanta tani që i detektojnë këto probleme qysh në mes të detit – tha Timurlenk Çekoviq, Hulumtues.

Hulumtuesja, Ivanka Velkovska thotë se anëtarësimi në aleancë siguron rritje ekonomike, nxit investimet e huaja dhe ulë papunësinë.

Duke e pasur parasysh se anëtarësimi në NATO nënkupton forcim të paqes, sigurisë dhe qeverisjes së mirë, kjo është gjithsesi parakusht i rëndësishëm për rritje dhe zhvillim të ekonomisë. Nga ana tjetër nëse bëhemi anëtare në NATO do të kemi edhe shpenzime shtesë nga buxheti. Ajo do të thotë se për financim të drejtpërdrejtë të buxhetit të NATO-s, buxhetit civil dhe ushtarak si dhe programit investues të NATO-s për siguri do të duhet të ndajmë 2 milion dollarë në vit – deklaroi Ivanka Velkovska, Hulumtuese.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska tha se vendi do të vazhdojë të punojë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësim në NATO. Kjo pastaj, sipas Shekerinskës do të shpejtonte edhe anëtarësimin në BE.

Nuk dua të bëhemi të papjekur dhe të presim zgjidhje të të gjitha problemeve përmes formulës magjike të NATO-s, por është fakt se shumë punë mund ta forcojnë fuqinë tonë të brendshme dhe shtetërore. Qëllimi ynë si shtet nuk duhet të jetë që dikush tjetër të kujdeset për sigurinë tonë, por prioriteti ynë strategjik përmes anëtarësimit në NATO është që ne të jemi më të aftë të projektojmë siguri dhe ta mundësojmë sigurinë në shtet – u shpreh Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes.

Me anëtarësimin në NATO, buxheti i Mbrojtjes duhet të jetë 2 % nga Prodhimi Bruto Vendor apo 200 milion euro.

Anesa Aliti

Shpërndaj me

Loading...