fbpx

Në një kohë tjetër me siguri, Antonio Banderas do të organizonte një festë me rastin e ditëlindjes së 60-të, por pandemia e koronavirus nuk ka kursyer as yllin e Hollywood.

Në ditën e 60 vjetorit të tij, Banderas nëpērmjet një statusi ka njoftuar se është infektuar me Covid-19.

“Dua të shtoj se jam relativisht mirë, thjesht pak më i lodhur se zakonisht, dhe kam besim se do të shërohem sa më shpejt sipas indikacioneve mjekësore. Do ta shfrytëzoj izolimin për të lexuar, shkruar dhe pushuar, si dhe do të vazhdoj të bëj plane për t’i dhënë kuptim të 60-tave, tek të cilat mbërrij me shumë dëshirë dhe iluzion. Përqafime të mëdha për të gjithë ju”; ka shkruar Antonio në instagram.

 

Shpërndaj me

Loading...