fbpx

Pas pesë muajve, sonte nis gara në konkurencën më prestigjioze të Evropës për klube, Ligën  Evropa si parapërgatitje për Ligën e Kampionëve. Fillimi i garave evropiane, sonte, do të sjell 4 ndeshje, të cilat do të vijnë në dy termine, në orën 18:55 dhe 21:00. Dy ndeshjet e para në Ligën e Evropës zhvillohen në Danimarkë dhe Ukrainë, ku Kopenhaga sfidon Bashakshehirin dhe Shakhtar Donjetsku përballet me Volfsburgun. Në orën 21:00, Interi dhe Getafe takohen në Gjermani për të zënë një vend në çerekfinale dhe kjo është ndeshja e parë dhe e vetme mes dy klubevë në kuadër të fazës së 1/8 të finales, pasi ndeshja ishte shtyrë shkaku i pandemisë “COVID 19”. Trajneri Italian, Antonio Konte potencon se presioni është te skuadra nga Milano.

Antonio Konte, trajneri i Interit

“Në çdo herë referohemi te vetvetja, si ekip dhe si Inter Milano. Presioni është i madh tek të dy skuadrat, por më shumë te ne, pasi ne duhej të mbylim kampionatin dhe të mbajmë pozitat e larta edhe pse ekipi tjetër ka mbyllur sezonin që më parë.”

KUKURELJA: DO TË KËRKOJMË FITOREN

Përpos formës së dobët në La Liga, ku skuadra e Getafes pësoi 3 disfat në 5 takimet e fundit, Mark Kukurelja beson në rezultat pozitiv.

Mark Kukurelja, futbollist i Getafes

Ne mund të jemi një ekip mjaft i vështirë dhe këtë e treguam në përballjet e mëparshme. Do të jetë vështirë pasi që bëhet fjalë për një skuadër  të madhe, mirëpo ne do të luftojmë me atë që kemi në dispozicion dhe do të mundohemi që të fitojmë dhe të shkojmë në raundin tjetër.

Në përballjen e dytë Mançester Juanjtedi veçse është me një këmbë në çerekfinale, pasi që ndeshjen e parë kundër LASK-ut në Austri,  shënoi fitore me rezultat 5:0.

Shpërndaj me

Loading...