Kreu i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski në kuadër të Magazinës Ekonomike i pyetur nga gazetari Goran Temenugov rreth mundësisë së anulimit të kredive, u shpreh se pritjet e qytetarëve janë maksimale, derisa mundësitë janë tjetër gjë.

“Kur jemi tek kreditë dhe normat e interesit apo për çdo masë, pritjet çdoherë janë maksimale. Nëse i dëgjoni Odat ekonomike, nëse i shikoni punëtorët, nëse e shihni çdo qytetarë, të gjithë kanë pritje më të mëdha dhe në kushte të këtilla, kompanitë presin që shteti duhet të mbulojë çdo gjë, paga, kontribute, t’ua paguaj qiranë, të mos paguajnë shërbime komunale, etj. Nëse flasim me punëtorët, ata presin që rrogat të mbesin në nivelin e njëjtë, t’i mbajnë vendet e punës, nëse mund të anulohen kreditë, qytetarët gjithashtu. Pritjet janë diçka kurse mundësitë janë tjetër gjë. Për këtë, përsëris. Në kohë krizash, secili duhet të jap nga vetja e tij. Për këtë mendoj që edhe këto pritje, asnjëherë Qeveria nuk ka njoftuar që ndërpriten kreditë, nuk ka normë interesi dhe vazhdojmë më tutje. Apo se për këto 6 muaj nuk paguhet asgjë. Mendoj që bëmë koncept të mirë lidhur me anulimin e kredive dhe kjo është ndihma që mund ta ofrojmë për momentin, është ndihmë nga shteti që të krijojë kushte përmes sistemit bankar dhe do t’u ndihmojë qytetarëve në këto moment kur me të vërtetë ka krizë që të ndihmohemi në lidhje me anulimin. Kjo nuk do të thotë që ne do t’i mbulojmë borxhet e secilit”, deklaroi Spasovski.

Shpërndaj me

Loading...