Njëjtë si edhe në Konferencën e Perëndimit, edhe në Lindje , nuk do të zhvillohet ndeshja e balotazhit. Ndeshja e paraparë më 10 korrik në Shtip, nuk do të zhvillohet pasi që një pjesë e ekipit të Rosomanit është prekur me pandeminë “Covid 19”. Tërë skuadra është vënë në karantinë, andaj nuk do të mund të zhvillohet përballja me Slloga Vinicën, e paraparë për ditën e premte. Tani mbetet të vendos Federata e Futbollit që të vendos se si do të mbyllet sfida e balotazhit, me hedhje të shortit ose ndonjë mënyre tjetër.

Shpërndaj me

Loading...