Përballja UFC 249 në mes Khabib Nurmagomedovit dhe Toni Fergusonit, e paraparë të zhvillohet më 18 prill, është anuluar.

Është vetë Khabibi që në llogarinë e tij në “Instagram” që ka konfirmuar anulimin e kësaj lufte. Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Agjencia Federale e Transportit Ajror në Rusi deklaroi se do t’i ofrohej një aeroplan privat Khabibit për të udhëtuar drejt ShBA për këtë sfidë.

Mirëpo Khabib ka vendosur të respektojë karantinën si të gjithë sportistët në mbarë botën.

Shpërndaj me

Loading...