Kryeministja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern i quajti ankesat e liderit opozitar Todd Muller “të rrezikshme” lidhur me çështjen e rihapjes së kufijve kombëtarë, pas urgjencës së koronavirusit.

“Në botë virusi po përparon, në disa vende nuk ka arritur as kulmin, disa të tjerët po zgjasin ose po imponojnë përsëri bllokimin”, theksoi kryeministrja e Zelandës së Re duke shtuar se “ne këtu mund të shkojmë në restorant, mund të bëjmë sport, mund të shkojmë në punë dhe në zyrë”.

Për Muller, një strategji që siguron një mbyllje të pjesës tjetër të botës për 12-18 muajt e ardhshëm është e paqëndrueshme nga pikëpamja ekonomike.

Zelanda e Re ishte një nga vendet e para në botë që arriti zbatonte bllokimin kundër Covid-19 nga marsi në prill.

Shpërndaj me

Loading...