fbpx

Reprezentuesi i Maqedonisë në futboll, Arian Ademi mund të vesh fanellën e skuadrës hungareze, Ferencvarosh. Mediat kroate raportojnë se mesfushori shqiptarë ka hyrë në bisedimet finale me skuadrën hungareze dhe se mund të ndodh qw shumë shpejt tw largohet nga Dinamo Zagrebi. Presidenti i Ferencvaroshit, sipas mediave kroate, ka paralajmëruar një përforcim të madh, ndërsa mediat kanë zbuluar se bëhet fjalë për Arian Ademin.

Kapiteni i Dinamo Zagrebit është një hap largimit, posaqërisht pas uljes sw pagave të futbollistëve në periudhën e pandemisë “Covid 19”. Futbollisti i fundit nga Maqedonia, që ka vesh fanellën e skuadrës hungareze, ishte Stefan Spirovski.

Shpërndaj me

Loading...