fbpx

“Milan Fashion Week” këtë vit i është lënë në dorë stilistes së famshme kineze, Sara Wong, dhe ndryshe nga çdo herë tjetër këtë vit vjen në platformat online për shkak të pandemisë së Covid-19. Nën moton “Për Gratë e Fuqishme”, Sara Wong ka ftuar 8 figurat(vajza dhe gra) ndërkombëtare më me influencë në botë për të interpretuar koleksionin e ri.

Mes 8 vajzave të përzgjedhura nga e gjithë bota ishte edhe Arilena Ara, e cila ka shkëlqyer, siç bën zakonisht. Këngëtarja e mirënjohur flet për veshjen e saj, teksa duhet ta pranojmë se përzgjedhja e saj për të qenë pjesë e këtij kasti nuk është e rastësishme dhe sigurisht do i shërbejë edhe në të ardhmen.

Secila prej vajzave rrëfen filozofinë e ‘MAXRIENY BY SARA WONG’ dhe të gjitha të marra së bashku krijojnë një shfaqje të vërtetë mode që transmetohet në të gjithë botën dje pasdite.

Në video, vetë krijuesja zbulon shtysat që e çuan atë të krijojë 20 veshje në koleksion, me kulturat e ndryshme dhe periudhat historike që kanë bashkëjetuar gjithmonë në veshjet e saj.

Filozofia e këtij viti e Vogue dhe “Milan Fashion Week” është bërja bashkë e karakteristikave të ndryshme mes Lindjes dhe Perëndimit, duke nxjerrë në pah të bukurën mes të dy kulturave.

Shpërndaj me

Loading...