Një banore e Gostivarit ka denoncuar bashkëshortin e saj në polici, pasi sipas saj e ka detyruar në prostitucion. Menjëherë pas denoncimit në fjalë dy persona janë privuar nga liria.

Sipas SPB Tetovë, 20 vjeçarja nga Gostivari mbrëmë rreth orës 21 e 50 minuta ka denoncuar në polici se bashkëshorti i saj 21 vjeçar, e ka kërcënuar dhe disa herë e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale me shokun e tij i cili për këtë ka paguar një vlerë të caktuar parash.

Dy personat në fjalë, bashkëshorti i 20 vjeçares dhe shoku i tij nga Gostivari si i dyshuar për pjesëmarrje në rastin konkret janë privuar nga liria dhe janë ndaluar në stacionin policor të Gostivarit. Nga SPB Tetovë njoftojnë se po punojnë në zbardhjen e rastit.

Shpërndaj me

Loading...